Turqi, urdhër arreste për 27 të dyshuar të FETO-s

Autoritetet turke sot lëshuan urdhër arreste për 27 persona mbi lidhjet e tyre të pretenduara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, theksuan burime gjyqësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e kryeprokurorit në Ankara në një deklaratë theksoi se urdhër arrestet u lëshuan për të dyshuarit e lidhur me Komandën e Forcave Tokësore të Turqisë të cilët u zbuluan se kanë qenë në kontakt të shpeshtë me anëtarët e grupit terrorist përmes komunikimit telefonik. Gjithashtu, midis tyre janë 7 ushtarë në detyrë aktive.

Policia për antiterror po kërkon të dyshuarit, thuhet më tej në deklaratë.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe gati 2.200 të plagosur.