Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqi, tërmet 5.3 ballë në Kahramanmaraş

Turqi, tërmet 5.3 ballë në Kahramanmaraş

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë është regjistruar në qytetin Kahramanmaraş të Turqisë, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit në faqen e internetit të Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) thuhet se tërmeti 5.3 ballë ka ndodhur në orën 12:19 me kohën lokale dhe me epiqendër zonën Göksun në qytetin Kahramanmaraş.

Mësohet se tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 7 kilometrash.

Exit mobile version