Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqi, të paktën 3700 persona janë lënduar gjatë therjes së kurbanit

Turqi, të paktën 3700 persona janë lënduar gjatë therjes së kurbanit

Në Turqi, të paktën 3.700 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore të premten për plagët e pësuara gjatë therjes së kurbanit, gjatë ditës së parë të festës më të madhe muslimane, të Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Një numër i madh i lëndimeve u regjistruan edhe këtë vit në ditën e parë të Kurban Bajramit, siç ishte edhe në vitet e mëparshme. Përkundër apelit të autoriteteve turke, shumë qytetarë, si në vitet e mëparshme, nuk angazhuan profesionistë për therjen e kafshëve.

Kështu, në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, gjatë therjes së kurbanit janë lënduar 650 persona, në Bursë 550, Eskishehir 115, ndërsa turma kishte edhe në spitalet e qyteteve tjera anembanë Turqisë.

Njerëzit u plagosën nga thikat që përdornin për therjen e kurbanit, ndërsa kryesisht kanë dëmtuar gishtërinjtë, duart ose këmbët. Shumica e personave të dëmtuar pas kontrollit janë larguar nga spitalet, ndërsa disa të tjerë u mbajtën për trajtim.

 

Exit mobile version