Shtetasi gjerman, 38-vjeçari Dennis Patrick pranoi fenë islame dhe vendosi emrin Deniz, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Myftinia e qytetit Kayseri në Turqi thuhet se zv.myftiu i qytetit Mehmet İzci organizoi një ceremoni konvertimi në myftini.
Pas informacioneve që İzci i dha lidhur me parimet themelore të Islamit, Patrick shqiptoi shehadetin dhe u bë musliman.
Duke vendosur emrin Deniz, shtetasi gjerman Patrick tha: “Unë pashë jetën e miqve të mi muslimanë në Gjermani dhe vendosa të bëhem musliman pasi u ndikova prej tyre”.
İzci, i dhuroi Deniz Patrick, dokumentin e konvertimit, një Kuran me përkthim në gjuhën gjermane si dhe libra që shpjegojnë fenë islame. /aa