Në Turqi shpallet një ditë zie kombëtare për shkak të sulmit terrorist në Xhaminë El Ravda të Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të publikuar nga Qendra e Shtypit të Kryeministrisë, bëhet e ditur se për shkak të vuajtjeve të personave të vdekur në sulmin mizor terrorist të bërë në Xhaminë El Ravda, është shpallur një ditë zie kombëtare.
Në kuadër të vendimit të marrë, nesër flamujt në vend dhe përfaqësitë jashtë Turqisë do të ulen në gjysmë shtizë.