Turqi, shkon në 234.797 numri i të shëruarve nga COVID-19

Turqia konfirmoi 1.412 raste dhe 19 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 254.520 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 6.039 atë të viktimave deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 882 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 234.797, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Deri më tani, Turqia ka kryer 6.061.930 teste, përfshirë 92.301 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 735 pacientë në mbarë Turqinë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 7,3 për qind e pacientëve janë prekur nga pneumonia.