Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se Turqia, Rusia dhe Irani kanë bërë një deklaratë të përbashkët ku janë përcaktuar hapat që do të kryejnë për të gjetur një zgjidhje për krizën në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Bashkëpunimi Turqi-Rusi-Iran mundësoi evakuimin e civilëve nga Halepi
“Mendoj se evakuimet do të përfundojnë brenda një apo dy ditësh. Kjo situatë ka treguar se formati trepalësh ka qenë efektiv”, tha Lavrov.
Çavuşoğlu: Turqia mbështet integritetin territorial të Sirisë
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Turqia mbështet unitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Sirisë dhe të gjithë fqinjëve dhe se kategorikisht janë kundër ndaj një ndarjeje.
“Mallkojmë edhe njëherë këtë sulm të pabesë dhe e dënojmë ashpër” është shprehur Çavuşoğlu, duke përcjellë ngushëllimet për qeverinë dhe popullin rus për shkak të vrasjes së ambasadorit Karlov.
Duke vënë në dukje se në takim kanë diskutuar për lehtësimin e krizës njerëzore në Halep dhe elementët për evakuimin e rregullt dhe të pandërprerë nga kjo zonë si dhe për gjetjen e një zgjidhjeje politike, Çavuşoğlu ka vlerësuar se ata kanë qëndruar mbi çështjen e vendosjes së armëpushimit në Siri dhe përhapjen e tij në të gjithë Sirinë dhe se çfarë përpjekjesh duhen treguar.
“Deri tani nga lindja e Halepit janë evakuuar 37.500 persona. Shprehim falënderimet Rusisë për përpjekjet e treguara në këtë çështje. Që të gjithë e theksojmë se në Siri është e mundur vetëm një zgjidhje politike. Dhe zgjidhja e përhershme është zgjidhja politike dhe se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përpos zgjidhjes politike. Kemi diskutuar çështjen që përpjekjet tona në rrugën e zgjidhjes për krizën në Siri të jenë në cilësinë plotësuese, në procesin në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Si rezultat ne do të vazhdojmë së bashku përpjekjet tona që të ndalojë gjakderdhja në Siri, armëpushimi i përhershëm të përhapet në të gjithë Sirinë dhe që ndihmat humanitare të jenë të pandërprera. Për këtë unë i shpreh falënderimet për mikpritjen homologut Lavrov dhe për takimin vëllait tim Zarif”.
Çavuşoğlu ka nënvizuar se sipas tyre formati më i mirë i bisedimeve është formati ku zbatohen vendimet e marra. “Deri më sot ka patur vendime të marra në formate të ndryshme për çështjen e Sirisë, por se rezultatet nuk janë zbatuar dhe si rezultat situata në terren është përkeqësuar akoma edhe më shumë”, ka theksuar Çavuşoğlu.
Ndër të tjera pasi ka vënë në dukje se vazhdojnë përpjekjet për përhapjen e armëpushimit në të gjithë Sirinë dhe në luftën kundër organizatave terroriste si DEASH dhe Al Nusra, Çavuşoğlu, është shprehur se “Lufta jonë kundër atyre do të vazhdojë, por është regjimi, opozitarët dhe grupe të tjera që vijnë nga jashtë. Është Hizbullah dhe grupe të tjera. Për këtë arsye duhet të ndërpriten ndihmat ndaj të gjithë këtyre grupeve. Nuk është e drejtë që të bëjmë me shenjë vetëm në njërën anë”.
“Në Munbixh nuk duhet të lejohet spastrimi etnik”
Pas një pyetjeje në lidhje me qëllimin e operacionit “Mburoja e Eufratit”, Çavuşoğlu tha se qëllimi i këtij operacioni është pastrimi nga DEASH-i i Munbixh Xhebi, sjellja e kësaj zonë në një zonë të sigrutë për refugjatët dhe për njerëzit e dëbuar nga këtu si dhe vendosjen e njerëzve që jetojnë në këtë rajon. Më tej Çavuşoğlu ka vënë në dukje se operacioni vazhdon drejt rajoni El Bab dhe se ky është një prej qyteteve të rëndësishme që është nën kontrollin e DEASH-it.
“Qëndrimi ynë është gjithmonë i qartë, por në Munbixh ka edhe elementë që banorët e Munbixhit nuk i dëshirojnë. Ky territor është vetëm i banorëve të Munbixhit dhe nuk është e përshtatshme që këtu të vijnë grupe të ndryshme nga jashtë duke u përpjekur që të kryejnë spastrime etnike. Edhe kjo nuk duhet të lejohet”.