Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në Turqi njoftoi se është rritur në 82 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga AFAD thuhet se është rritur në 82 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet, prej të cilëve 71 në rajonin Kastamonu, 10 në Sinop dhe 1 person në Bartın. /aa