Turqi, rritet në 4.308 numri i vdekjeve nga COVID-19

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 4.308, pasi 32 viktima të tjera u raportuan në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se gjatë ditës së fundit janë zbuluar 1.186 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 155.686.

Koca po ashtu njoftoi se numri i të shëruarve nga koronavirusi është rritur në 117.602, me 1.491 pacientë të shëruar dhe të lëshuar në shtëpi gjatë 24 orëve të fundit.