Turqi, rritet në 4.140 numri i vdekjeve nga COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi është rritur në 4.140, me 44 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se numri i të infektuarve është rritur në 149.435, pasi 1.368 të tjerë u diagnostikuan pozitiv ndaj koronavirusit.

Ministri turk po ashtu njoftoi se 1.825 pacientë të tjerë u shëruan dhe u lëshuan në shtëpi, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar është rritur në 109.962.