Të paktën 50 persona, kryesisht turistë të huaj, janë plagosur kur tre balona me ajër të nxehtë bënë ulje të vështirë mes erërave të forta në Turqinë qendrore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve.
Balonat me turistë evropiane dhe kinez po bënin një shëtitje mbi rajonin historik të Kapadokias kur filluan papritmas erërat e forta.
Balonat kanë bërë ulje emergjente dhe njëra prej tyre është përplasur me tokën. 9 nga 49 njerëzit e lënduar në këtë incident po trajtohen në spitalin lokal, ndërsa pjesa tjetër nuk ka pësuar dëmtime serioze. Kapadokia është e njohur për formacionet shkëmbore vullkanike dhe qytetet nëntokësore.