Turqi, rezervat e Bankës Qendrore arritën në 90.9 miliardë dollarë në maj

Banka Qendrore e Turqisë njoftoi se rezervat e saj zyrtare, që nga fundi i majit kanë arritur në 90.9 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Asetet totale të rezervave u rritën me 5.3 për qind në maj, kundrejt 86.3 miliardë dollarëve në prill, tregon raporti i rezervave ndërkombëtare të bankës dhe të likuiditetit të valutës së huaj.

Rezervat e valutave të huaja, në monedha të huaja të konvertueshme, arritën rreth 52.8 miliardë dollarë, duke u rritur 5.4 për qind në bazë mujore.

Në maj, rezervat e arit të bankës, përfshirë depozitat e arit dhe shkëmbimi i arit u rritën me 5.4 për qind gjatë muajit të kaluar në 36.7 miliardë dollarë.

Ndërkohë, rezervat zyrtare të bankës shënuan një rënie të vogël me 1.3 për qind nga në vite, nga 95.6 miliardë dollarë në fund të majit 2019.

Në dhjetor 2013, rezervat totale të bankës arritën kulmin e tyre të të gjitha kohërave në gati 136 miliardë dollarë, duke përfshirë edhe 21 miliardë dollarë në rezerva të arit.