Turqi: Presidenti Erdogan uroi 30 Gushtin Ditën e Fitores

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në mesazhin e tij të publikuar me rastin e 30 Gushtit, Ditës së Fitores tha: “Nën drejtimin e besimit që u ngrit në Dumlupinar 99 vjet më parë, ne do të marshojmë së bashku drejt së ardhmes tonë të ndritshme në unitet, ringjallje dhe vëllazëri të 84 milionëve.”

Në mesazhin e tij të rastit Presidenti Erdogan deklaroi se janë krenar që presin 99 vjetorin e Fitores së Madhe, një nga gurë themelet e historisë së lavdishme.

Erdogan uroi, popullit, qipriotëve turq dhe qytetarëve që jetojnë në vende të ndryshme të botës 30 Gushtin Ditën e Fitores dhe shprehu falënderimet e tij dhe në emër të kombit për ata që nuk i lanë vetëm në këtë ditë krenarie.

Presidenti Erdogan vuri në dukje se me këtë rast përkujton me respekt Komandantin e Përgjithshëm të Luftës Çlirimtare (1919-1923), themeluesin e Republikës, Gazi Mustafa Qemal Ataturkun, anëtarët e çmuar të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë dhe ushtarë heroikë.

“/…/ Ne do të marshojmë së bashku drejt të ardhmes tonë të ndritshme në unitet, solidaritet dhe vëllazëri me 84 milionë./…/. Gëzuar Ditën e Fitores së kombit tonë dhe të gjithë vëllezërve të mi në Republikën Turke të Qipros së Veriut”, përfundon mesazhin e tij Presidenti Erdogan. /trt