Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqi, policia sekuestron një “pistoletë mbajtëse çelësash”

Turqi, policia sekuestron një “pistoletë mbajtëse çelësash”

Një personi të dyshuar në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, ekipet e policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të pazakontë në formën e një mbajtëse çelësash, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria e Policisë së Ankarasë, thuhet se ekipet e ndërhyrjes së shpejtë kanë ndaluar personin me inicialet U.A pas dyshimeve që kanë patur për të.

Gjatë kontrollit rutinë të kryer është konstatuar se personi në fjalë kishte një mbajtëse çelësash me një emblemë automjeti e cila ka tërhequr vëmendjen e ekipit policor.

Pas kontrolleve të hollësishme ekipet kanë kuptuar se mbajtësja e çelësave në fakt ishte një pistoletë e cila mund të gjuante dy plumba 6.35 milimetërsh.

Ndërkohë që pamjet e pistoletës në formën e mbajtëses së çelësave janë publikuar nga policia e Ankarasë, është shpjeguar edhe si funksionon mekanizmi i saj.

Ndërsa hetimet në lidhje me personin me inicialet U.A i cili u arrestua në flagrancë ende vazhdojnë.

Nga ana tjetër policia tha se ekipet e ndërhyrjes së shpejtë të cilët lëvizin me motoçikleta në harkun kohor prej 15 ditësh kanë sekuestruar 67 pistoleta, 20 armë gjahu, 3 kilogram drogë, 3 mijë tableta droge dhe janë ndaluar 426 persona.

Exit mobile version