Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqi, policët për Kurban Bajram në vend të gjobave shpërndajnë ëmbëlsira

Turqi, policët për Kurban Bajram në vend të gjobave shpërndajnë ëmbëlsira

Policët në qytetin Cine të Turqisë në prag të Kurban Bajramit, në vend të gjobave për vozitësit kanë shpërndarë çokollata dhe ëmbëlsira, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia vozitësve që kanë udhëtuar në qytetet tjera, me rastin e festës fetare muslimane, u ka shpërndarë ëmbëlsira me qëllim që pak të pushojnë dhe më pas të vazhdojnë rrugën.

Me këtë rast vozitësve u kanë shpërndarë broshura për të tërhequr vëmendjen në disa rregulla të trafikut.

Nga policia theksuan se vendosën që vozitësit t’i ndalin dhe t’i qerasin me nga një ëmbëlsirë që në këtë mënyrë të ulin turmën dhe mundëisnë për aksidente nëpër rrugë.

Ata theksuan se pagjumësia dhe shpejtësia e tepërt janë shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve rrugore në festën fetare.

Festa e Kurban Bajramit kremtohet të premten më 1 shtator. Këtë festë të madhe, e quajtur edhe si festë e sakrificës, muslimanët e kremtojnë katër ditë, ndërsa lidhet edhe me ritin e haxhit, që është një nga pesë shtyllat e fesë Islame.

Exit mobile version