Në operacionet e kryera në Sirnak, në qarkun juglindor të Turqisë, janë neutralizuar nëntë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga zyra e guvernatorit të Sirnakut deklaruan se operacionet janë mbështetur nga ajri dhe kanë filluar në vendin Ugur Tepe.
Në operacionin ajror janë shkatërruar strehimore, bastione ushtarake dhe depo armësh të cilat përdoreshin nga terroristët e PKK-së, bëjnë të ditur nga TSK.
Bombarduesit turk, pas misionit të suksesshëm janë kthyer në bazë.