Ballina Lajmet Turqi, në tentimin për kalim në Greqi kapen 39 migrantë

Turqi, në tentimin për kalim në Greqi kapen 39 migrantë

Në qarkun Ayvacik, të provincës turke Çanakkala janë kapur 39 migrantë të cilët kanë tentuar të kalojnë në ishullin grek Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e Rojes bregdetare gjatë patrullimit në afërsi të Babakale kanë vërejtur grupin e migrantëve në det të hapur me një gomone.

Në operacionin e kryer dy milje larg bregut janë kapur 39 migrantë në mesin e të cilëve 18 fëmijë.

Migrantët me origjinë nga Afganistani, Iraku dhe Siria janë dërguar në territorin e Turqisë, ku u është ofruar ndihmë në ushqim dhe veshmbathje ndërsa më pas i janë dorëzuar Qendrës për kthimin e të huajve në Ayvacik.

Exit mobile version