Turqi, ndeshjet e futbollit do të zhvillohen pa tifozë

Federata Turke e Futbollit sot ka njoftuar se ndeshjet e ligës turke do të luhen pa spektatorë në gjysmën e parë të sezonit 2020-2021, duke rishikuar vendimin e shpalosur së fundmi duke lejuar numër të kufizuar të tifozëve në stadiume, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi i ri erdhi pasi ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca të mërkurën tha se Bordi Këshillues për Koronavirus këshilloi autoritetet që ndeshjet e futbollit të zhvillohen pa tifozë në ndeshjet e ligës si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Turqia po kalon kulmin e dytë të valës së parë të koronavirusit, tha Koca, ku Turqia konfirmoi 1.596 raste të reja të mërkurën.

Në fund të gushtit, Federata e Futbollit njoftoi se stadiumet nga tetori mund të përdorin deri në 30 për qind të kapacitetit për tifozët.

Super Liga e Turqisë do të fillojë më 11 shtator.