Në kuadër të kalimit i cili do të realizohet në zonën jokonfliktuale në Idlib, një numër i madh i mjeteve të blinduara transportuese dhe obusë u vendosën në qarkun Reyhanli të provincës Hatay në kufirin ndërmjet Turqisë dhe Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Vazhdojnë lëvizjet ushtarake në qarkun Reyhanli të provincës Hatay në fqinjin kufitar të Idlibit ku do të kalojnë mjetet e blinduara.
Rreth 30 transportues të blinduar të personelit dhe obusë të njësive të ndryshme të Turqisë u dërguan në stacionet e policisë në kufi.
Qytetarët e lagjeve ku këto mjete u shkarkuan nga kampionët, brohoritën slogane “Ushtari më i madh është i yni” dhe “Dëshmorët nuk vdesin, “Atdheu nuk ndahet”.
Automjetet ushtarake lëvizën drejt trupave kufitare në mes të duartrokijteve të qytetarëve.
Qyteti i Idlibit i cili ndodhet në veriperëndim të Sirisë, në kufi me Turqinë, është në kuadër të marrëveshjes së arritur në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit ishte shpallur si “zonë jokonfliktuale”.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Turqia brenda kufijve të zonës jokonfliktuale do të vendosë trupa ushtarake duke formuar pika kontrolli dhe vëzhgimi.
Detyra kryesore e forcës së vëzhgimit do të jetë parandalimi i konfliktit midis regjimit të Asadit dhe opozitës si dhe monitorimi i shkeljeve të mundshme të armëpushimit.