Ballina Kulturë Evenimente Turqi, minarja mbi liqenin e ngrirë tërheq shumë turistë

Turqi, minarja mbi liqenin e ngrirë tërheq shumë turistë

Minarja e xhamisë që del nga liqeni i mbuluar me akull në Ağrı të Turqisë, tërheq vëmendjen e shumë kalimtarëve gjatë periudhës së dimrit. Pjesa më e madhe e fshatit Başçavuş, 18 kilometra nga qendra e qytetit, mbeti nën ujë pasi u aktivizua diga Yazici, gjë që çoi në shpërnguljen e popullsisë. Xhamia e fshatit dhe shtëpi të shumta mbetën nën ujë, ndërsa minarja mbeti mbi sipërfaqen e saj. Gjatë muajve të verës është vështirë për të arritur minaren, ndryshe nga periudha e dimrit në të cilën uji është ngrirë dhe lehtëson aksesin më të lehtë. Kjo pamje si një përrallë dimrore në Ağrı tërheq shumë fotografë dhe turistë vendas e të huaj. Banori i fshatit Başçavuş, Abdurrahman Beşer (70), për AA tha se pamja e minares mbi sipërfaqen e ujit ringjall kujtimet dhe i kthen banorët në të kaluarën. “Pasi u ndërtua diga, banorët u larguan. Xhamia, varrezat e fshatit dhe disa shtëpi mbetën nën ujë. Është një pamje shumë e bukur e minares. Edhe në verë është bukur, turistët dhe banorët vijnë për vizita. Kur shikoj minaren më kujtohet koha e lashtë, më mungon. Mbeti vetëm minarja”, tha Beşer. Çetin Çelik erdhi në fshat për të fotografuar këtë pamje. “Është një pamje e bukur mbi sipërfaqen e ngrirë të ujit. Vij me miq dhe fotografë për të fotografuar. Ne e dinim se veçanërisht dimri është i bukur dhe pamja na ka mahnitur”, tha Çelik. Mendim të ngjashëm ka edhe fotografisti Mert Emekçi, i cili tha se të dy stinët, ajo e verës dhe ajo e dimrit, i japin bukuri të veçantë këtij vendi dhe i ftoi të gjithë ata që dëshirojnë të fotografojnë të vijnë dhe të binden vet. “Nuk ka shumë fëmijë në fshat, kështu që nuk mund të bënim shumë fotografi. Pesë prej nesh erdhën. Ne të gjithë merremi me fotografi të peizazhit. Dëshironim që edhe tjerëve t’ua ndajmë këtë peizazh”, tha Emekçi.
Exit mobile version