Rreth 335 mijë njerëz në Turqi kanë aplikuar për herë të parë për të kryer haxhin. Duke llogaritur edhe aplikimet e mëparshme këtë vit pritet të ketë mbi 2 milionë njerëz që duan të shkojnë në tokën e shenjtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Krahas 335 mijë aplikimeve të reja edhe 1 milionë e 700 aplikime të viteve më parë pritet të përditësohen në mënyrë automatike. Ky proces do të zgjasë deri më 31 janar.
Prej katër vitesh Turqia dërgonte më pak persona se sa kontingjenti që kishte prej 74 mijë personash. Kjo situatë ishte e lidhur me punimet për zgjerimin e hapësirave të Qabes në Arabinë Saudite.
Ndërkohë që numri i haxhinjve nga Turqia vitin e kaluar ishte 59.200 persona, bashkë me vizitën e Kryetarit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Prof. Dr. Mehmet Görmez në Arabinë Saudite, për vitin 2017 numri i kontingjentit të Turqisë u rrit në 80 mijë.
Nga ana tjetër Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë ka deklaruar se këtë vit do të ngarkojë me detyrë për shoqërimin e besimtarëve nga Turqia në tokën e shenjtë, punonjës klerikë të cilët nuk i ka dërguar gjatë kryerjes së umreve.