Agjencia Rregullatore për Energjetikë e Turqisë ka lëshuar sot licencën për prodhimin e energjisë elektrike në centralin bërthamor Akkuyu në Mersin të Turqisë për një periudhë 49 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga agjencia rregullatore, liçenca për prodhim në centralin në zhvillim e sipër Akkuyu hyn në fuqi duke filluar nga dita e sotme.
Siç thuhet në njoftim, centrali bërthamor Akkuyu do të përbëhet prej katër reaktorësh me kapacitet 4.800 megavatë, kurse do të plotësojë 6 deri në 7 për qind të kërkesës për energji elektrike në tërë vendin.