Ballina Lajmet Turqi, kontrata me afat të gjatë për punonjësit e huazuar në institucionet...

Turqi, kontrata me afat të gjatë për punonjësit e huazuar në institucionet publike

Qeveria e Republikës së Turqisë ka marrë një vendim të plotfuqishëm, i cili hap mundësinë për punonjësit me kontrata afatshkurta, që të nënshkruajnë marrëdhënie të rregullt pune në institucionet publike, në të cilat kanë punuar si “punëtorë të huazuar” përmes agjencive të punësimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi në fjalë nënkupton një mundësi për punonjësit në institucionet dhe shërbimet publike, që në afatin e ardhshëm dhjetëditor, të mund të parashtrojnë një kërkesë në përputhje me ligjin për Shërbyesit Publik, për punësim të përhershëm.

Direktiva ka të bëjë me të gjithë “punonjësit e huazuar”, të cilët kanë nënshkruar kontrata pune, përfundimisht më 4 dhjetor të këtij viti.

Ligji për Shërbyesit Publik parasheh dhënien e një provimi pranues, ndërkohë që e tërë procedura për ndryshimin e statusit do të zgjasë për rreth tre muaj.

Exit mobile version