Zjarri në një resortin dimëror në Türkiye shkaktoi vdekjen e të paktën 78 personave, konfirmoi sot Ministria e Drejtësisë, duke njoftuar se ka përfunduar procesi i identifikimit të viktimave, raporton Anadolu.
Guvernatori i provincës Bolu, Abdulaziz Aydın, tha se zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit sipas kohës lokale në zonën e restorantit të hotelit në Kartalkaya, duke përfshirë shpejt ndërtesën.
Nga të lënduarit, 17 u lëshuan nga spitali, ndërsa një mbetet në kujdesin intensiv, tha ministri i Shëndetësisë Kemal Memişoğlu.
Ministri i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, tha se prokurorët në Bolu po kryejnë një hetim gjithëpërfshirës, me një ekip prej gjashtë prokurorësh, së bashku me një komision ekspertësh prej pesë anëtarësh.
Zjarri u vu nën kontroll pas mbi 10 orësh përpjekje dhe nxiti dislokimin e ekipeve të urgjencës nga qytetet fqinje, duke përfshirë zjarrfikësit, njësitë e reagimit ndaj fatkeqësive dhe personelin mjekësor, të mbështetur nga helikopterët.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shprehu ngushëllimet e tij, duke theksuar se incidenti “po hetohet tërësisht dhe do të ndërmerren hapat e nevojshëm që përgjegjësit të japin llogari”.
Shumë liderë botërorë, duke përfshirë zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe ata nga vendet fqinje, gjithashtu shprehën ngushëllime Türkiyen dhe familjarët e viktimave.
Kartalkaya është një nga destinacionet kryesore të turizmit dimëror në Türkiye, duke tërhequr mijëra vizitorë gjatë sezonit të skive.