Të paktën 12 militantë të organizatës terroriste PKK, të cilët ishin përgatitur për të kryer sulme me bomba, janë arrestuar në qytetin Mersin të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA)
Sipas informacioneve të marra nga forcat e sigurisë, thuhet se gjatë operacionit për kapjen e tyre janë sekuestruar një sasi e madhe lënde eksplozive, pajisje për shpërthimin e bombave, komandues në distancë, etj. Burimet thanë se 3 nga të arrestuarit janë femra.
Burimet thanë se shërbimet informative dhe forcat policore kanë zbuluar një person me emrin Medine A cili pasi kishte marrë trajnimin e duhur për vendosjen e bombave në kampet e PKK, kishte hyrë në qytetin e Mersinit me një identitet të rremë.
Në saj të një operacioni të suksesshëm, policia turke ka bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë, si dhe dy të dyshuarave të tjera me inicialet D.T dhe A.T.
Policia ka njoftuar se me zgjerimin e operacionit, është bërë e mundur ndalimi i 9 personave të tjerë të cilët dyshohen se kanë ndihmuar terroristët.