Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqi: Institucionet po koordinohen dhe dëmet po vlerësohen pas tërmeteve të reja...

Turqi: Institucionet po koordinohen dhe dëmet po vlerësohen pas tërmeteve të reja në Hatay

Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë kanë njoftuar se të gjitha institucionet shtetërore po punojnë në koordinim të plotë pasi dy tërmete goditën provincën jugore Hatay, transmeton Anadolu.

“Shteti ynë vazhdon të koordinohet me të gjitha institucionet e tij, veçanërisht me Autoritetin e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), pas tërmeteve me magnitudë 6.4 dhe 5.8 që kanë goditur provincën Hatay”, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve.

Më tej, thuhet se “punimet për dëmet e shkaktuara nga tërmeti po kryhen me përkushtim”.

Drejtoria u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të vetëdijshëm dhe të ndjeshëm ndaj përmbajtjeve manipuluese, si dhe të ndjekin vetëm burimet zyrtare.

Sipas AFAD-it, lëkundja me magnitudë 6.4 ka ndodhur rreth orës 20:04 sipas kohës lokale në rrethin Defne të provincës Hatay, ndërsa tjetri me magnitudë 5.8 ka ndodhur tre minuta më vonë me epiqendër në Samandağ po ashtu në provincën Hatay.

Lëkundjet vijnë vetëm dy javë pas tërmeteve shkatërruese me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në Kahramanmaraş.

Më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 me epiqendër në Kahramanmaraş goditën edhe dhjetë provinca të tjera, respektivisht provincat Hatay, Gaziantep, Malatya, Şanlıurfa, Adana, Adımayan, Diyarbakır, Kilis, Osmaniye dhe Elaziğ. Nga këto dy tërmete shkatërruese u prekën mbi 13 milionë njerëz.

Sipas shifrave të fundit zyrtare, të paktën 41 mijë persona humbën jetën nga tërmetet në Turqi. Mijëra të tjerë u plagosën.

Exit mobile version