– Hapet me një ceremoni në qytetin Konya fabrika “AkınRobotics”, e para e robotëve humanoidë në Turqi, e cila është themeluar nga kompania e programimeve Akınsoft, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetar i bordit drejtues të kompanisë Akınsoft, Özgür Akın, në një fjalim në ceremoninë e hapjes tha se kanë kaluar në prodhimin në seri në “AkınRobotics”, e cila është fabrika e parë e robotëve humanoidë të Turqisë të cilën e kanë ndërtuar në një territor prej 11 mijë metër katrorë, ku 2.700 metër katrorë është hapësirë e mbyllur.
Duke bërë të ditur se ndërtimi i fabrikës ka përfunduar për 1.5 vite, Akın tha se “Shumë institucione dhe organizata në botë kryejnë punime kërkim-zhvillimi për robotët humanoidë. Por asnjë institucion nuk ka kaluar ende në prodhim në seri ose nominativ. Sot këtu do të shikoni linjat e prodhimit në seri dhe nominativ”.
Pasi ka vënë në dukje se seria e re e prodhuar Ada GH5 mund të programohet në mënyrë të lehtë edhe nga një fëmijë, Akın, ka theksuar më tej: “Nëpërmjet robotëve të këtij modeli ju mund të kryeni funksione të tilla, si prezantimin e produkteve në qendrat tregtare, shpërndarjen e broshurave në ekspozita tregtare, udhëzimet në stacionet e autobusëve ose aeroportet dhe tregtimin në dyqane. Këto robotë të cilët mund të bëjnë edhe kujdestarinë nëpër spitale, mund të programohen edhe në mënyrën që të ndihmojnë pjesërisht gratë shtëpiake. Shpresoj që të jetë në të mirë të popullit tonë dhe të njerëzimit roboti ynë Ada GH5 i cili është plotësuar në 22 vite.”
Ndërsa kryetari i Dhomës së Industrisë në Konya, Memiş Kütükcü, ka rikujtuar se në botë ka nisur epoka e robotëve dhe se në këtë pikë Akınsoft do të jetë udhërrëfyes në Turqi.
Pas fjalimeve të ftuarit kanë shëtitur në ambientet e fabrikës dhe kanë marrë shpjegime në mënyrë praktike për hapat e prodhimit të robotëve.