Arkeologët kanë zbuluar kockat e një kafshe të vjetër 350.000 vjeçare gjatë gërmimeve në Shoellën Karain në provincën jugore të Turqisë, Antalia, raporton Anadolu Agency.
“Ne zbuluam kockat e brinjëve, dhëmbët dhe kockat skeletore gjitarësh të mëdhenj”, tha profesor Harun Taskiran i departamentit të arkeologjisë të Universitetit të Ankarasë.
“Këtë vit ne kemi zbuluar një kockë gjigande të këllkut, nofullës dhe dhëmbë. Ne besojmë se kocka e këllkut prej 50 centimetrash daton prej rreth 350.000 vitesh”, tha për AA Taskiran, kreu i gërmimeve në Shpellën Karain.
“Nuk është provuar (shkencërisht), por këto kocka mund të jenë një elefanti, një rinoceronti ose një hipopotami”, tha Taskiran, duke shtuar se ekspertët do të vijnë për ta konfirmuar se cilës specie të kafshës i përkasin. Sipas tij, në rajonin e njëjtë janë gjetur edhe kocka të kafshëve të tjera.
“Ashtu si në gërmimet e tjera të shpellës, toka e gërmuar sillet në qendrën e gërmimit me kova për t’u larë dhe pastaj kalon nëpër tre metoda të ndryshme të ndarjes”, tha Taskiran. “Çdo gjetje, madje edhe më e vogël, na siguron qasje në informacione të reja për të kaluarën”, shtoi ai.
Taskiran nënvizoi rëndësinë e gërmimeve në Shpellën Karain për zbulimin e historisë së Antalisë dhe Anadollit.
“Falë gërmimeve në Shpellën Karain, ne kemi rënë në përfundim se historia e Antalias daton deri në 500.000 vite më parë. Këtu ekzistojnë mbetje 500.000-vjeçare. Kockat neandertale të njerëzve të hershëm janë zbuluar në atë shpellë. Për këtë arsye, kjo shpellë është me të vërtetë e rëndësishme për Turqinë”, tha Taksiran./Mesazhi/