Nëna Siriane, 42 vjeç, dhe e bija, 21 vjeç, kanë lindur fëmijët e tyre në të njëjtën ditë në mëngjesin e djeshëm.
Fëmijët – dajë e nip lindën në orët e hershme në një spital në Turqi. Familja e tyre u largua nga Siria 3 vite më parë për shkak të luftës, dhe kur ishin në Turqu zbuluan se ishin shtatzënë, dhe në të njëjtën javë.
Dy djemtë e porsalindur quhen Recep dhe Tayyip, njëjtë si dy emrat e parë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Mjeku i cili është kujdesur për lindjen ka thënë se ishte një mrekulli që nënë e bijë kishin lindur në të njëjtën ditë dhe në gjithë karrierën e tij si mjek nuk kishte dëgjuar asnjëherë më parë të ndodhte kjo rastësi.