Ballina Lajmet Turqi, brenda një jave neutralizohen 28 terroristë të PKK-së

Turqi, brenda një jave neutralizohen 28 terroristë të PKK-së

Forcat turke të sigurisë kanë vrarë të paktën 28 pjesëtarë të organziatës terroriste PKK në operacionet e kryera në shtatë ditët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë njofton se forcat turke në periudhën nga 11 deri 18 dhjetor kanë kryer gjithsej 187 operacione antiterroriste në mbarë vendin.

Brenda të njëjtës periudhë policia turke ka arrestuar 148 terroristë të PKK-së dhe 75 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DEASH dhe 575 të tjerë për lidhje me organizatën terroriste FETO.

Në mesin e terroristëve të vrarë të PKK-së ishte edhe Murat Dag, me emrin e koduar Frehat Yilmaz. Ai ishte një nga eprorët e lartë të terroristëve të PKK-së. Ky ishte personi që ndodhej në listën e më të kërkuarve në Turqi, për arrestimin e të cilit ishte lëshuar shpërblim me para në vlerë prej 1 milion lira turke (rreth 260 mijë dollarë).

Më tej thuhet se forcat turke të sigurisë në operacionet e javës së fundit kanë shkatërruar 18 mjetet të improvizuara shpërthyese dhe kanë shkatërruar 81 baza dhe depo të armëve. Janë konfiskuar sasi të mëdha të armëve dhe municionit.

Organizata separatiste PKK, e cila ndodhet në listat terroriste në Turqi, SHBA dhe BE, gjatë fushatës së saj tre dekadashe kundër Turqisë, ka vrarë të paktën 40 mijë njerëz.

Exit mobile version