Turqi, autokolonat humanitare nisen për në Halep të Sirisë

Autokolonat me ndihma humanitare të organizatës turke IHH për banorët e Halepit janë nisur sot nga Stambolli në drejtim të vendkalimit kufitar Cilvegozu në provincën Hatay, nga ku do të hyjë në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fazën e parë që ka filluar sot, ndihmat humanitare të tubuara anembanë Turqisë do të mbërrijnë në Halep përmes 350 kamionëve.

Autokolona pritet të mbërrijë në Hatay të premten më 16 dhjetor dhe një ditë më vonë do të niset drejt kufirit ku do të duhet të futet në teritorin e Sirisë.

Pjesëtarë të organizatës IHH dhe organizatave tjera humanitare ishin tubuar për të përcjellë kolegët e tyre drejt Sirisë. Sloganet ”Muslimanë mos flini, kujdesuni për vëllezërit tuaj’’, ”Halepi po vdes, bota hesht”,”Duhet heshtur kur flenë fëmijët”, ishin vetëm disa nga shumë sloganet të cilat i brohorisnin ata.

Predsidenti i IHH-së, Bulent Yildirim tha se bota po dëshmon për masakrat që po bëhen në Siri ndërkohë që fuqitë islamike nuk po bëjnë asgjë.

“Shpresojmë që deri në mbrëmje të kemi lajme të mira. Por, që Turqia të jetë e fortë në tryezë të bisdimeve, njerëzit duhet të jenë në rrugë. Kur kjo autokolonë të niset ju bashkojuni të njëjtës në mënyrë që ata të cilët negociojnë të mund të thonë se “njerëzit e duan këtë”, kërkoi Yildirim.

Ai kishte mesazh edhe për popujt e botës islame.

“Nëse nuk jeni në rrugë, një ditë bombat do t’u gjejnë edhe juve, ato nuk do të ndalen”, tha Yildirim i cili apeloi që Irani të mos mbajë anën e Bashar al-Assadit.

Ai rikujtoi se Turqia bisedon më Iranin dhe Rusinë dhe se po bënë përpjekje për të evakuuar civilët nga Halepi.

Nëse kjo ndodh, thotë Yildirim, rreth 100 mijë refugjatë do të shkojnë në Idlib, dhe nga shkaku i kësaj është e nevojshme për çdo refugjat të mundësojmë batanije dhe jastëkë, tenda, shtretër, veshje, këpucë, ushqim, pajisje higjienike etj.

“Në fazën e parë të ndihmës humanitare, nëpërmjet 350 kamionëve do të dërgohet ndihmë në Halep, ndërsa në po përpiqemi të rrisim këtë numër në 1.000 kamionë”, tha Yildriim.

Ndërkohë, 22 kamionë të Kombeve të Bashkuara të ngarkuara me ndihma humanitare kanë kaluar në anën e Sirisë përmes vendalimit kufitar Cilvegozu.

Brenda kamionëve që për destinacion kanë Idlibin ka ushqim dhe medikamente.