Turqi, arrestohet terroristi famëkeq i ISIS-it që vrau vëllain

Pjesëtari famëkeq i organizatës terroriste ISIS, irakiani Abdulkhaleq Abdulqader Ali, është arrestuar në qytetin turk Kayseri.

Bëhet fjalë për terroristin, me të cilin në rrjetet sociale qarkullonte një video inçizim, në të cilin ai shfaqet duke vrarë vëllain e tij nga shkaku se ka qenë një kundërshtar i ISIS-it.

Policia turke bën të ditur se operacioni është zbatuar në qytetin Kayseri, pasi paraprakisht kishte marrë një informacion se terroristi irakian ka hyrë në territorin e Turqisë dhe është vendosur në këtë qytet.

Përveç Aliut, policia ka arrestuar edhe të paktën tre persona të përfshirë me organizatën terroriste, më konkretisht personat Yusufu M., Sabir K. dhe Mohammed K.

Të arrestuarit janë transferuar në ndërtesën e policisë ku po procesohen. /AA/