Turqi, arrestohen 45 të dyshuar për krim të organizuar

Forcat turke të sigurisë arrestuan 45 persona të dyshuar për krim të organizuar, njoftuan burimet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Më herët, prokurorët në provincën jugore Adana lëshuan urdhër arresti për 55 persona, tha burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për media.

Departamenti policor kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar arrestoi 45 të dyshuar, përfshirë 11 oficerë policie dhe një komisar policie. Kërkimet për të dyshuarit e tjerë janë në zhvillim e sipër, shtoi burimi.

Të dyshuarit akuzohen për formimin e një sindikate krimi, vrasje, tregti armësh dhe droge, si dhe plaçkitjeje, tha burimi.

Në bastisjet e orëve të hershme të mëngjesit, policia arrestoi disa nga të dyshuarit.

Të dyshuarit u dërguan në selinë e policisë pas kontrolleve shëndetësore në një spital lokal