Turqi, arrestohen 39 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Burimet e sigurisë kanë bërë të ditur se dhjetëra persona u arrestuan për lidhjet e tyre të dyshuara me organizatën terroriste FETO në operacionet e njëkohshme në të gjithë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet në provincën veriperëndimore Balıkesir lëshuan urdhër arreste për 54 persona, përfshirë 36 ushtarë në detyrë aktive së bashku me ish zyrtarë ushtarakë të dëbuar dhe në pension, si pjesë e një hetimi të udhëhequr nga prokurorët provincial kundër FETO-s, grupi terrorist që qëndron prapa grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Turqi.

Njësitet kundër-terroriste të policisë bastisën banesat e të dyshuarve në 38 provinca dhe arrestuan 39 prej tyre deri më tani, thanë burimet në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për mediat.

Burimet gjithashtu thonë se operacioni është duke u zhvilluar për të kapur të dyshuarit e tjerë.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016, në të cilin ranë 251 dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.