Turqi, arrestohen 36 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO

Forcat turke të sigurisë arrestuan 36 persona nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste FETO, njoftuan të shtunën burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dyshuarit u gjet se ishin në kontakt me anëtarët e organizatës terrosite përmes telefonave fikse dhe me pagesë, tha burimi i sigurisë i cili kërkoi të mbetet anonim.

Në total, 47 të dyshuar, përfshirë 34 pjesëtarë ushtarakë me detyrë aktive, u arrestuan më 18 gusht në operacionet në provincën perëndimore të Izmirit.

Të dyshuarit u nxorën para gjykatës, e cila liroi 11 prej tyre.

FETO dhe udhëheqësi i saj me seli në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, në të cilin ranë 251 dëshmorë dhe afro 2.200 të tjerë u plagosën.

Ankaraja akuzon FETO-n se ka qëndruar pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.