Turqi, arrestohen 250 të dyshuar në operacionin e madh kundër FETO-s

Policia turke ka kryer një operacion të madh në 50 provinca që prej ditës së djeshme për kapjen e të dyshuarve në lidhje me organizatën terroriste FETO ndërsa gjatë bastisjeve të sotme 21 persona të tjerë u privuan nga liria, duke çuar në 250 numrin e të dyshuarve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në bazë të hetimit për elementët aktivë të organizatës terroriste FETO, Prokuroria në Izmir dje lëshoi ​urdhër për arrestimin e 304 të dyshuarve, përfshirë 295 pjesëtarë të Forcave të Armatosura Turke në shërbimin aktiv.

Gjatë bastisjeve të sotme u ndaluan 21 persona. Të dyshuarit e ndaluar u janë dorëzuar institucioneve kompetente gjyqësore për procedim të mëtejshëm. Për shkak të epidemisë së koronavirusit, urdhri i arrestimit për 9 persona u anulua, kurse operacioni për kapjen e 45 të dyshuarve të mbetur është në proces.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e grusht shtetit të mposhtur në Turqi në natën e 15 korrikut 2016.

Kjo është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gülen, me banim në SHBA, ekstradimin e të cilit Turqia e ka kërkuar zyrtarisht nga Washingtoni.

Anëtarët e organizatës terroriste janë avancuar në shërbim për vite me radhë, duke kurdisur provimet dhe kështu duke u infiltruar në institucionet e shtetit. Pastaj, fillimisht në 2013 mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin turk u përpoqën të ndjekin penalisht një numër zyrtarësh të lartë përmes një procesi të montuar të korrupsionit.

Disa vjet më vonë, pasoi përpjekja e grusht shtetit nga terroristët e FETO-s, domethënë një përpjekje për grusht shteti i kryer nga oficerët e infiltruar të FETO-s në ushtrinë turke.

Hetimi në lidhje me organizatën terroriste FETO tregoi se kjo është një rrjet global që përbën rrezik jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend tjetër në të cilin është aktiv. Zyrtarët turq e kanë theksuar këtë në disa raste. Gjatë përpjekjes për grusht shteti në Turqi, ranë 251 dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.