Turqi, arrestohen 25 të dyshuar në operacionin kundër DEASH-it

Të paktën 25 të dyshuar prej të cilëve një nga Finlanda dhe 24 nga Iraku janë arrestuar në Turqi, si rezultat i një operacioni të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT) dhe Policisë së Ankarasë kundër organizatës terroriste DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë, në operacionin e koordinuar nga Drejtoritë e Inteligjencës dhe Antiterrorit pranë Policisë së Ankarasë dhe Drejtorisë Rajonale të MIT, është përcaktuar se 29 të dyshuar janë të lidhur me organizatën terroriste DEASH dhe zonat në konflikt si dhe kanë qenë aktiv brenda organizatës në Siri.

Në operacionet e kryera në orët e mëngjesit në mbarë kryeqytetin turk, janë kapur 25 të dyshuar prej të cilëve një nga Finlanda dhe 24 nga Iraku. Mësohet se të dyshuarit do të deportohen pas marrjes në pyetje.

Ndërkohë vazhdon punimi për kapjen e 4 të dyshuarve të tjerë të huaj.