Nesër në portin Filyos në qytetin Zonguldak të Türkiye-s (Turqisë) do të mbërrijë anija “Castorone” që do të shtrojë në thellësi të detit tubacionet të cilat do të transportojnë 540 miliardë metër kub gaz natyror në Detin e Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar nga të dhënat e transportit detar ndërkombëtar, mësohet se anija “Castorone” kaloi nga Ngushtica Çanakkala (Dardaneleve) më 4 korrik.
Vazhdojnë punimet në fushën e gazit Sakarya, në të cilën u bë zbulimi më i madh i gazit natyror në historinë e Türkiye-s. Në kantierin detar dhe atë tokësor punojnë rreth 5 mijë punonjës për të sjellë gazin natyror për qytetarët.
Procesi më i madh i shtrimit të tubacioneve të cilat do të sigurojnë që gazi të mbërrijë në Impiantin e Përpunimit të Gazit Natytor Filyos nga fusha e gazit Sakarya që ndodhet rreth 170 kilometra në det të hapur, do të vendosen nga anija me emrin “Castorone”. Pas proceseve të kryera nga anija “Castoro 10” në pjesët e cekëta të detit, thuhet se anija “Castorone” do të shtrojë tubacionet në det të thellë.
Anija “Castorone” e cila ka një gjatësi 325 metra, gjerësi 39 metra dhe peshon 56 mijë e 529 groston, pritet që të mbërrijë në portin Filyos më 6 korrik.