Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqi: 5 milionë pjesmarrës në Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve

Turqi: 5 milionë pjesmarrës në Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve

Sipas të dhënave të siguruara nga burimet policore, në bazë të analizave nga helikopterët policorë të numrit të personave për metër katrorë, është bërë matja e pjesëmarrjes në “Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve”

“Kryetari i opozites CHP-së, Kemal Kılıçdaroğlu në “Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve” gjatë fjalimit të tij u shpreh: “Kjo është një nga tentativat më të përgjakshme për grusht shteti në historinë e Republikës sonë. Kemi 240 dëshmorë, pra, varrosëm 240 luanë.”

“Tashmë me 15 korrikun ka një Turqi të re. Nëse ne e transportojmë më përpara këtë fuqi, këtë kulturë të konsensusit, do ti lëmë fëmijëve tanë Turqi të bukur.”

“Organizata terroriste FETÖ u struk brenda ushtrisë. Pjesëtarët e organizatës terroriste FETÖ u strukën brenda gjyqësorit, u strukën në çdo nivel të shtetit. Ne më parë këtë e quanim ‘organizim i tipit F‘, ndërsa tani e përcaktojmë ‘Organizata terroriste Fetullah Gülen’.

Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë Gjeneral Hulusi Akar u shpreh: “Tradhtarët që ia shkaktuan këtë turp Republikës së Turqisë, Forcave të Armatosura Turke me të kaluar të lavdishme dhe të ndershme dhe popullit tonë, do të dënohen në mënyrën më të rëndë. Mos të dyshojë askush në këtë.”

Nuk do të bëjmë asnjë kompromis sa i përket demokracisë. 15 korriku është dita kur Turqia u pastrua nga këto mikrobe. Lideri i FETO-s që e helmoi popullin tonë më 15 korrik, do të vijë në Turqi dhe të japë llogari. Do të jemi një, të qëndrueshëm, të gjallë dhe gjithmonë të bashkuar”, u shpreh Yıldırım.

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım në “Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve” u shpreh: “Ky popull i cili në Luftën Çlirimtare në Çanakale shkroi një sukses të jashtëzakonshëm, po me të njëjtën frymë shkruan edhe suksesin e jashtëzakonshëm të 15 korrikut.

15 korriku është Lufta e Dytë Çlirimtare. Lavdëruar qoftë Allahu, ne sot në sajë të dëshmorëve tanë që qëndrojnë me nder nën dhe, ne jetojmë sot së bashku në këto territore me nderin tonë, pavarësinë, me vëllazërinë dhe të bashkuar. Duke hyrë në uniformën e ushtarit turk gjoja do të na pushtonin, sikur do të na villnin vullnetin e këtij populli. Por Allahu të këqijat i shndërron në të mira dhe ashtu si çdo puç që nuk na vret na forcon edhe më shumë ne. Ja ashtu si jemi tani”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndersa presidenti turk Erdogan u shpreh si vijon: Disa prej anëtarëve të organizatave terroriste presin fatin e tyre në gjykatë, disa e vuajnë dënimin me burg, ndërsa disa e japin llogarinë e fundit në varrezë. I dimë shumë mirë forcat pas atyre. Kur do të vijë koha, ora do ti lëmë llogaritë para tyre.”

“15 korriku nga njëra anë është një tentativë puçi e nisur nga anëtarët tradhtarë të rrjetit FETÖ të infiltruar brenda ushtrisë sonë

Exit mobile version