Ekipet e Rojës Bregdetare turke kanë gjetur një gomone me emigrantë të parregullt afër brigjeve të qytezës Ajvaxhik të provincës Çanakala në detin Egje.
Të 40 emigrantët me shtetësi të ndryshme që gjendeshin në gomone u shpëtuan dhe u nxorën në breg.
Pas përfundimit të procedurave, migrantët u dërguan në Qendrën e Riatdhesimit të Shtetasve të Huaj në Ajvaxhik.
Mësohet se emigrantët e huaj ishin prapësuar me dhunë në ujërat territoriale turke nga njësitë e Rojës Bregdetare greke. /trt