Së paku katër persona kanë humbur jetën gjatë fundosjes së gomones me migrantë të padeklaruar në afërsi të brigjeve turke të Detit Egje, raporton Anadolu Agency (AA).
Fundosja e gomones ndodhi në afërsi të bregut në vendin Ayvacik të provincës Çanakkale, gjatë tentimit të kalimit ilegal në ishullin grek Lesbos të migrantëve iranianë dhe afganë.
Roja bregdetare turke njoftoi se ekipet e shpëtimit nga deti shpëtuan 11 persona dhe nxorën trupat e vdekur të tre grave dhe një foshnje.
Hetimi mbi shkaqet e fatkeqësisë është në rrjedhë.