Vota kundër së drejtës së palestinezëve për vetëvendosje është një turp i rëndë për diplomacinë e Maqedonisë së Veriut.
Kush është ky ambasador injorant, që voton kundër një të drejte themelore të së drejtës ndërkombëtare?
Zero empati, zero dije, zero përfaqësim i popullit të vet.
Nuk përfaqëson askënd përveç vetes – dhe turpit të tij.
Në një botë ku shumica zgjodhi drejtësinë, ai zgjodhi poshtërimin.
Kjo votë është një tradhti morale, një turp diplomatik.
Në një kohë kur 43 shtete qëndruan në anën e drejtës, Maqedonia e Veriut bashkë me një tjetër u pozicionua në anën e mohimit, nënçmimit dhe përbuzjes së popujve të shtypur. Ky nuk është gabim politik – është krim moral dhe institucional.
Hasan Baftijari