Tregu botëror turistik i hallallit ka vlerë prej rreth 140 miliard dollarë dhe merr pjesë me rreth 13 për qind në industrinë e përgjithshme globale të turizmit, ndërsa ka rritje progresive. Sepse, ky lloj i turizmit është akoma në fazën fillestare të zhvillimit: është i vjetër vetëm tetë vite.
“Por, kërkesë ka, ndërsa oferta është shumë e vogël”, thonë organizatorët e udhëtimit nga regjioni të cilët sjellin këtë lloj mysafirësh.
Hallalli shkurtimisht ka të bëjë me plotësimin e dy kushteve themelore për turistët mysliman, e kjo është t’ju mundësohet kryerja e riteve fetare dhe konsumimi i ushqimit hallall.
Sipas hulumtimeve botërore për konsumin e turistëve, mysafirët e hallall turizmit shpenzojnë më shumë se të tjerët, gjegjësisht në nivel vjetor mesatarisht shpenzojnë rreth 1500 euro.