“Turistët izraelitë vjedhin sende nga hotelet ku qëndrojnë në Dubai”

Gazeta izraelite “Yediot Ahronot” në një artikull shkruan se turistët izraelitë që kanë vizituar qytetin Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) kanë vjedhur sende nga hotelet ku kanë qëndruar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas artikullit të gazetës të bazuar në një biznesmen izraelit në Dubai, pavarësisht se kanë kaluar vetëm një muaj prej kur kanë nisur fluturimet mes Tel Aviv dhe Abu Dhabit, në rend dite kanë ardhur thashethemet lidhur me atë se turistët izraelitë kanë vjedhur sende nëpër hotelet në Dubai.

“Muajin e kaluar kur erdha në një hotel ku si çdo herë vij, u shokova kur e pash se ishin duke kontrolluar valixhet e turistëve izraelitë para se të largohen nga hoteli”, tha biznesmeni i cili me vite po bën tregti me EBA-në dhe nuk ka dëshiruar të identifikohet.

Ai tha se këto kontrolle janë bërë me dyshimin se është bërë vjedhje. “U bëra dëshmitar që në valixhet e shumë prej turistëve izraelitë dolën sende si peshqir, ngrohës uji, llambë. Çmimet e këtyre sendeve janë shumë të ulëta”, u shpreh ai.

Gjithashtu edhe një drejtor i një hoteli në Dubai, duke folur në kushte anonimiteti tha se deri më tani kanë pritur turistë nga vende të ndryshme ndërsa për herë të parë janë dëshmitar të një gjëje të tillë.

Izraeli dhe EBA më 15 shtator në Shtëpinë e Bardhë nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Kompania emirate Flydubai në fund të nëntorit kishte filluar fluturime direke mes Dubait dhe Tel Avivit.