Turiqa shpëton 26 azilkërkues në Detin Egje

Roja bregdetare turke shpëtoi 26 azilkërkues të cilët u shtynë nga autoritetet bregdetare greke në ujërat territoriale turke në brigjet e Egjeut, tha një burim sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).

Një ekip i rojës bregdetare u dërgua në brigjet e Kuşadası-së në provincën Aydın pas një njoftimi për bllokimin e disa azilkërkuesëve në një varkë shpëtimi, tha burimi i cili kërkoi të mos emërohej.

Azilkërkuesit, të cilët janë të gjithë shtetas të huaj, u dërguan në breg, shtoi burimi.

Pas kontrolleve rutinore, azilkërkuesit u dërguan në departamentin krahinor të migracionit.

Turqia ka qenë një pikë kyçe tranziti për migrantët e parregullt që dëshirojnë të arrijnë në Evropë për të filluar një jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.