Presidenti tunizian Kais Saied ka deklaruar të martën se do të nis një projektligj që nuk e përcakton fenë islame si fe shtetërore e që do të hidhet për votim më 25 Korrik.
Lëvizja është pjesë e përpjekjeve të tij për të reformuar sistemin politik në Tunizi, i cili është përcaktuar vazhdimisht si i korruptuar dhe kaotik dhe shihet edhe një manovër për të mënjanuar partitë rivale.
“Kushtetuta e ardhshme e Tunizisë nuk do të përcaktojë më një shtet që i përket fesë islame por një komunitet që ka Islamin si fe”, tha ai.
Saied e dorëzoi draftin të hënën, pas përpjekjeve të tij për të bërë ndryshime në shtetin tunizian.
Sadeq Belaid, eksperti ligjor që kryesoi komitetin e hartimit, i kishte thënë AFP-së në një intervistë në fillim të këtij muaji se do të hiqte të gjitha referimet ndaj Islamit nga dokumenti i ri si sfidë ndaj partive islamiste.