Njësitë e rojes bregdetare tuniziane kanë shpëtuar 487 azilkërkues të cilët përpiqeshin të arrinin në Evropë, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke vepruar pas një informate, ekipet ndaluan një varkë që transportonte azilkërkuesit në ishujt Kerkennah, tha ministria në një njoftim.
Ata përfshinin 93 fëmijë dhe 13 gra. Shtetasit e Egjiptit, Bangladeshit, Sirisë, Marokut dhe Etiopisë u sollën në Portin Sfax dhe iu referuan Gardës Kombëtare.
Për vite të tëra, vendet e Magrebit, Algjeria, Libia, Mauritania, Maroku dhe Tunizia, kanë regjistruar përpjekjet e migrantëve nga Afrika Sub-Sahariane për të arritur në Evropë.