Tunizi, qeveria fiton votëbesimin

Kabineti i kryeministrit të caktuar të Tunizisë, Hichem Mechichi fitoi sot votëbesimin e Parlamentit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në total 134 deputetë votuan ‘pro’ dhe 67 ishin ‘kundër’ formimit të qeverisë në votimin e mbajtur në Parlament i cili zgjati më shumë se 14 orë.

Më 26 korrik, presidenti Kais Saied caktoi Mechichi-n, i cili ishte ministri i brendshëm në atë kohë, për të formuar një qeveri të re.

Ai formoi një qeveri teknokratike më 25 gusht me 25 ministra dhe 3 nëpunës shtetërorë.

Mechichi i cili nuk është i lidhur me ndonjë parti politike, nuk u emërua nga asnjë parti për postin e kryeministrit.

Presidenti Saied e emëroi atë si kryeministër muajin e kaluar pasi Elyes Fakhfakh dha dorëheqje nga posti për akuzat e një konflikti interesash.