Ministria e shëndetësisë tha në fillim të këtij muaji se sistemi shëndetësor i Tunizisë ishte ‘shembur’ nga pesha e pandemisë së koronavirusit.
Kryeministri i Tunizisë Hichem Mechichi ka shkarkuar Ministrin e Shëndetësisë Faouzi Mehdi mes rasteve në rritje të koronavirusit në vendin e Afrikës së Veriut.
Ministria tha në fillim të këtij muaji se sistemi shëndetësor i Tunizisë ishte “shembur” nga ndikimi i pandemisë, e cila ka shkaktuar më shumë se 17,000 vdekje në një popullsi prej rreth 12 milion.
Të dielën, Tunizia raportoi 117 vdekje të reja nga koronavirusi dhe 2,520 raste të reja, duke sjellë më shumë se gjysmë milioni raste të regjistruara.
Trupa të të vdekurve nga COVID-19 janë lënë të shtrirë në dhoma pranë pacientëve të tjerë deri në 24 orë nga pamundesa e personelit për të organizuar transferimin e tyre në morgjet e ngarkuara.
Faqja në Facebook e ministrisë së shëndetësisë tha se spitalet speciale në terren të ngritura muajt e fundit nuk po janë më të mjaftueshme për të përballur epideminë. /mesazhi.com