Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tunizi, dy policë sulmohen me thikë para ndërtesës së parlamentit

Tunizi, dy policë sulmohen me thikë para ndërtesës së parlamentit

Të paktën dy policë u plagosën në kryeqytetin e Tunizisë, kur një person i panjohur i sulmoi me thikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të Tunizisë thuhet se në mëngjes një person i panjohur sulmoi dy oficerë policie me thikë, ngjarja e cila ndodhi para ndërtesës së Parlamentit të Tunizisë.

Një nga policët u lëndua në zonën e qafës dhe tjetri në kokë.

Gjithashtu u theksua se sulmuesi u arrestua menjëherë pas sulmit, dhe se gjatë marrjes në pyetje në polici u konstatua se ai ishte një person me “ide ekstremiste”. Informacione rreth identitetit të sulmuesit nuk janë publikuar.

Policët e dëmtuar u transferuan në spital.

Në afërsi të ndërtesës së Parlamentit në Tunis, më saktë në Muzeun Bardo, në vitin 2015 pati ndodhur një sulm terrorist.

Sulmuesit hapën zjarr ndaj vizitorëve, ku të paktën 22 persona u vranë, duke përfshirë 21 turistë dhe një roje të sigurisë.

Exit mobile version